Eurosport ka kryer një sondazh, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1 milionë persona, në lidhje me “Tenistin më të mirë të të gjitha kohërave”. Në vendin e parë është renditur Novak Djokovic, aktualisht numri 1 në botë.
Ai ka lënë pas Roger Federer dhe Rafael Nadal. “Jam i nderuar që në këtë sondazh më kanë zgjedhur mua si tenisitn më të mirë. Janë gati 1 milionë persona. Gjithsesi, ky është një debat që zhvillohet prej kohësh dhe që do të vazhdojë derisa të dalë një tenist që të na mposhtë të treve”, tha Djokovic.
Në fakt, rezultati ka lënë mjaft të pakënaqur fansat e Federer e Nadal, që nuk kanë qenë dakord me sondazhin. “Kjo është e natyrshme, jemi 3 tenistët që kemi fituar më shumë. Gjithsesi, këto janë fakte e rezultate historike, që mua më motivojnë”, tha Djokovic.