Njëra ndër gjërat më me rëndësi për njerëzit është sigurisht veshja. Mirëpo jo të gjithë kanë stil të bukur të veshjes ose shije të mirë për rrobat – e disa të tjerë vishen edhe gabimisht. Kjo mund të duket si diçka e çuditshme kur thuhet, mirëpo është e vërtetë, njerëzit mund të gabojnë edhe kur vendosin rrobat në trup.
Nëpërmjet një video të ngarkuar në Youtube e cila ka mbledhur plot 12 milionë klikime dhe shumë pëlqime, një djalosh i ri na tregon se ku kemi gabuar me veshjen deri më sot. Sigurisht, kjo mund t’iu ndihmojë të gjeni rrobat më të përshtatshme për vetën dhe mund t’ua shpjegojë mënyrën si t’i veshni ato.