Përfundimi i ditëve të izolimit erdhi me ndryshime edhe për moderatoren simpatike Ilda Bejleri. Ajo ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve të saj dhe këtë e mësuam vetëm sot, kur Ilda ndau një foto në llogarinë e saj në Instagram.Moderatorja ka pozuar me opinionistin Olti Curri dhe të gjithëve na tërhoqi vëmendjen look-u i saj i ri. Ilda tashmë nuk është më bjonde dhe ka kaluar në ngjyrat e errëta të flokëve.
Ajo është bërë brune dhe madje i ka prerë flokët e saj me një gjatësi deri tek supet. Mesa duket, ngjyrat e çelëta i janë mërzitur moderatores, ndaj ka vendosur të bëjë një ndryshim të tillë. Po ju e bëtë ndryshimin tuaj pas karantinës?