Jonida Vokshi dhe Bensik Krapi janë bërë prindër për herë të parë të një vajze! Bebushi i tyre ka ardhur në jetë sot dhe ia ka rrëmbyer zemrën babit të saj, i cili ka dhënë lajmin e bukur në Instagram. Ndër të tjera Besniku shkruan se vajzën e kanë pagzuar me emrin Emi, dhe të dyja nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna ? Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të! @jonidavokshiofficial ❤️

Në shtator të vitit që lamë pas, moderatorja Jonida Vokshi i dha fund beqarisë me partnerin e saj, Besnik Krapi. Dyshja mbajti një ceremoni madhështore në një resort në Malin e Robit, ku shkon vazhdimisht gjatë ditëve të nxehta të verës. Në një intervistë për Who pak ditë më parë, moderatorja shprehej se të dy u lumturuan kur morën vesh gjininë e bebushit, madje pyesnin doktoreshën gjithmonë kur shkonin për vizitë, nëse vërtet ishte vajzë.