Shumë shpejt, moderatorja Jondia Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, do të bëhen prindër për herë të parë. Jonida është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe më herët dyshja ka zbuluar se në jetë do të vijë një vajzë. Duket se modertoren s’po e mban më vendi nga padurimi për të parë sa më shpejt bebushen e saj.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Jonida ka ndarë me ndjekësit ndjesitë e veçanta të këtyre ditëve. Asaj i duket sikur çdo foto që shkrep, do të jetë e fundit foto kur është shtatzënë, siç e tregon nëpërmjet emoji-ve.

“Sa here bej selfie keto dite, mendoj qe eshte e fundit?? dhe tjetra do jete ??
Nuk po me durohet me te te njoh,vdiqa??❤️”- janë fjalët e Jonidës krahas postimit.

Vazhdimisht në rrjete sociale moderatorja ka treguar se po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël. Ajo dhe Besniku e kanë gjetur një emër për vajzën, megjithatë preferojnë të mos e tregojnë derisa ajo të vijë në jetë.