Houssem Aouar përplas “kokë për kokë” Juventusin dhe Manchester City. Gara për xhevahirin e Lyon-it nxehet. Fjala është për lojtarin vendimtar kundër bardhezinjve në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions-it. Në pritje të sfidës së kthimit në gusht po mendohet për merkaton. Prej disa kohësh, klubi bardhezi ka punuar për të siguruar talentin e mesfushës së Lyon-it.
Momenti duket i dobishëm, edhe pse rivaliteti me “qytetarët” e Guardiolës është evident. Po ashtu, mësohet se edhe PSG po qëndron në prapavijë, ndaj nuk duhet nënvlerësuar. Megjithatë, rivali i vërtetë, sipas asaj që thuhet në Francë, janë anglezët, me Guardiolën që e kishte tentuar edhe verën e kaluar futbollistin në fjalë.
Bardhezinjtë janë të preferuarit e vetë Aouar. Dhe ne e dimë sa rol ka vullneti i lojtarit në negociata kaq të ngushta. Paratici tashmë ka një plan shumë specifik për ta bindur Lyon: një huazim të kushtueshëm 2-vjeçar, me detyrim blerjen përfundimtare. Një mënyrë krijuese për të mos bërë investim të madh në periudha të vështira si këto. Vlerësimi para Covid-19 i tij ishte 70 milionë; tani flitet për rreth 50 milionë. Megjithatë, shpresa është se cmimi do të bjerë përsëri në këtë kohë krize të madhe. Rivaliteti “kokë më kokë” mes torinezëve dhe Manchester City vazhdon.