Juventusi ka nisur që tani të shohë për pasardhësin e Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022 por mund edhe të largohet vitin tjetër duke mos e respektuar sezonin e fundit bardhezi.
Për këtë arsye, “Zonja” është në kërkim të një futbollisti me karakteristikat e tij dhe sondazhi që po bën e ka çuar në Portugali, toka e pesë herë fituesit të Topit të Artë. Vetëm 17 vjeç dhe pjesë e Portos, që mbahet edhe si një Akademi tepër e suksesshme dhe sidomos nuhatëse talentesh: Fabio Silva.
Aktualisht luan me Portugalinë U19 dhe ka shënuar tre gola në pesë ndeshje të zhvilluara. Teknikë e lartë, dinamizëm dhe sidomos zgjuarsi me topin në këmbë. Porto, sigurisht është një klient i vështirë për të negociuar…