Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, në një status në “Facebook”, shkruan se të gjithë “së bashku me mirëbesim dhe mirëkuptim reciprok do t’i bëjmë ballë sfidës së koronavirusit”. BMes të tjerash, Kalo ka një mesazh dhe për politikanët, teksa thekson se “I LUTEM militantëve të verbër të çdo krahu politik, të qëndrojnë larg opinioneve të pabukta për këtë postim!!!”, ndërsa shpjegon se ç’do të ndodhte në vend nëse do të vepronim si në Suedi.
Mesazhi i mjekut:
KOHË dhe OPINONE COVIDIANE…..NËSE në SHQIPËRI do të vepronim si në Suedi: “Në ndryshim nga e gjithë bota, Suedia nuk vendosi një karantinë të plotë ndërsa u mbështet tek përgjegjësia e qytetarëve dhe tek ajo që quhet ‘imuniteti i tufës’. Deri më tani vendi numëron 38,589 të infektuar me virusin korona dhe 4,468 viktima.”….Popullata e saj është tre herë më e lartë se e jona, ndaj dhe këto shifra mundet të përpjesoten me tre nëse do të zbatohej një skenar i tillë edhe në Shqipëri, pra do të kishim deri më tash 12.863 ta infektuar dhe 1.490 viktima, në dallim me aktualitetin e 1.184 të infektuarve dhe të 34 humbjeve jetësh…..
NE si popullatë përballë shifrave të tilla a do të ishim vallë pro këshillave për mbylljen, vetëizolimin, distancimin fizik, higjenën personale dhe kolektive, ajrimin e shpeshtë të mjediseve, hidrimit e kujdesshëm, ushqimin e pasur me vitamina, minerale e proteina, etj???….Përsa i përket KOHËZGJATJES së quarantinës (40 ditëshit), tej këtij kufiri kohor kjo gjë përbFën një subjekt diskutimi kudo në botë, POR askush nuk e ka diskutuar në thelb deri më tash qëllimin dobiprurës të saj…..
PËRDORIMI apo KEQPËRDORIMI politik i saj, përbën një kapitull jashtë këtij postimi….PROFESIONALIZMI realisht i lën shumë pak vend POLITIKËS për politikë, jashtë Politikave zhvillimore për Shëndetësinë Publike…..BASHKË, me MIRËBESIM dhe me MIRËKUPTIM reciprok, NE me siguri do i bëjmë ballë deri në fund sfidës Sars-Cov2/Covid-19….KEMI ENDE udhë pët të bërë….MANTELBARDHËT ishin, janë dhe kurdoherë do të gjinden pranë jush…JEMI BETUAR për këtë gjë, dhe NE i qëndrojmë betimit tonë….I LUTEM militantëve të verbër të çdo krahu politik, të qëndrojnë larg opinioneve të pabukta për këtë postim!!!