Besjana Kadare, e bija e shkrimtarit të madh Ismaili Kadare, dhe njëkohësisht ambasadorja e Shqipërisë në OKB, ka reagura lidhur me 75 vjetorin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se vendi ynë mbështet fuqishëm multilateralizmin dhe është i bindur se zgjidhjet kolektive janë mënyra e vetme për të trajtuar efektivisht krizën globale me të cilën po përballet bota.
Postimi i plotë i ambasadores: Karta e OKB-së sot është 75 vjeç. Është themeli i platformës sonë të përbashkët për bashkëpunim ndërkombëtar. Shqiperia bështet fuqishëm multilateralizmin & është e bindur se zgjidhjet kolektive janë mënyra e vetme për të trajtuar efektivisht krizën globale me të cilën po përballet bota.
Asnjë vend, sado i fuqishëm të jetë, nuk mund të trajtojë vetëm sfidat aktuale komplekse si ndryshimet klimaterike, emigrimi masiv, pabarazitë në rritje, siguria kibernetike, AI dhe teknologjitë e reja që riformatojnë botën, terrorizmin ndërkombëtar, krimin e organizuar. Këto sfida do të provojnë Kartën dhe multilateralizmin e OKB-së, si dhe kapacitetin tonë për të siguruar një botë më të mirë për të gjithë, pasi përpiqemi të dorëzojmë për ′′ Ne popujt “.
Përmbajtja e vlerave të Kartës, e cila mbetet po aq e rëndësishme sa kurrë, është edhe përgjegjësia jonë e përbashkët dhe është në interesin tonë të përbashkët.