Kejvina Kthella e kaloi periudhën e karantinimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku shkoi për të vazhduar një kurs aktrimi dhe gjithashtu realizoi disa sete fotografike me Fadil Berishën. Tani modelja është rikthyer në Itali dhe menjëherë ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje.
Bukuroshja shqiptare ka postuar në Instagram dy foto me pamjen e re ku shfaqet me flokët e shkurtra bjonde, por baluket dhe disa fije të flokëve ngjyrë gri. Kejvina ka marrë komplimenta të shumta për këtë look të veçantë që jo gjithkush do guxonte ta provonte dhe vetë ajo duket shumë e kënaqur. Kujtojmë që pak ditë më parë Kejvina festoi 25-vjetorin e lindjes.