Gjatë periudhës së pandemisë, janë krijuar objekte nga më të çuditshmet për tu mbrojtur nga Covid 19. Një prej tyre janë edhe këpucët me zgjatim, që ruajnë distancën sociale mes njerëzve.
Nga njollat që të tregojnë ku duhet të qendrosh dhe deri te shpikje të çuditshme për të ruajtur distancën sociale, siç janë edhe këto këpucë gjigande.
Kjo është ideja e një këpucari rumun, i cili ka prodhuar këtë lloj të ri këpuce me zgjatim përtej normales për të parandaluar afrimin mes njerëzve dhe rrjedhimisht përhapjen e koronavirusit.
Ky është Grigore Lup, nga qyteti i Cluj, dhe ka krijuar këpucën me nr. 75, sipas masës europiane
“Shumë njerëz me dashje ose jo, nuk po respektojnë rregullat e distancës sociale”, tha Lup, i cili ka bërë këpucë lëkure për 39 vjet. Unë shkova në treg për të blerë fidane për kopshtin tim. Nuk kishte shumë njerëz atje, por ata qendronin afër njëri tjetrit. Mendoni që nëse dy njerëz do mbanin veshur këto këpucë dhe do të qendronin përballë njëri-tjetrit, do të kishte pothuajse një e gjysmë metër midis tyre”.
Për tu mbrojtur nga koronavirusi, shumë njerëz janë përpjekur të gjejnë zgjidhje nga më të ndryshmet, duke krijuar kostume si të astronautëve, apo edhe kapele të çuditshme.
Megjithatë ekspertët e shëndetësisë shprehen se e rëndësishme është largësia, mbajtja e maskës dhe ruajtja e higjenës, si mënyra e vetmë për të shmangur infektimin.