Palët politike nuk arritën dot një marrëveshje brenda afatit, që vetë e kishin përcaktuar, 31 majin. Por pasi ambasadorja e ShBA, Yuri Kim i kërkoi opozitës që të tërhiqen nga kushtet e reja, duket se kryedemokrati Lulzim Basha ka reflektuar.
Fill pas këtij takimi, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë detyruar të kërkojnë që të mblidhen sërish nesër në orën 17:00. Në kërkesën që dy përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare i bënë PS, thuhet se mbledhja ka për qëllim gjetjen e konsensusit, në mënyrë që kjo reformë të përmbyllet sa më parë.