Barcelona ka marrë një lajm të mirë nga organet e drejtësisë. Klubi katalanas ka njoftuar këtë të premte se gjykata e ka refuzuar plotësisht kërkesën e Neymar për bonusin e famshëm të nënshkrimit dhe, përveç kësaj, e detyron sulmuesin Brazilian të kthejë 6.7 milionë euro për entitetin blaugrana. “Pushon tërësisht kërkesa e lojtarit, i cili kërkoi pagimin e 43.6 milionë eurove dhe vlerëson një pjesë të madhe të kërkesës së paraqitur nga Barça, në bazë të së cilës lojtari duhet të kthejë 6.7 milionë euro në klub”, – shkruhet në një deklaratë.

Sikurse dihet, Neymar u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017, por kërkesat për detyrime të dyanshme kanë mbërritur në gjykatë. Tani duket se njëri nga kapitujt e tillë është mbyllur në dëm të 28-vjeçarit, që për çudi po bën gjithçka të kthehet në “Camp Nou”. Veç anës financiare, që nuk premton më, pas krizës së Covid-19, duket se edhe ky “kusur” jo i vogël financiar karshi Barcelonës do të ndikojë në ribashkimin e mundshëm të dy palëve në të ardhmen.