A e dinit se lëkura rinovohet natyralisht çdo 30 ditë? Kjo, sipas ekspertëve, ndodh kur shtresa e jashtme e lëkurës nxjerr qelizat e vdekura dhe i zëvendëson ato me të reja. Nxjerrja e qelizave të vdekura ndodh gjatë gjithë ditës dhe shpesh njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për sasinë e eliminuar të qelizave të vdekura. Ky proces mund të përshpejtohet falë solucioneve kozmetike siç është eksfolianti, por përdorimi i tij kërkon kujdes.
Këshilla Praktike Për Eliminimin e Qelizat e Vdekura Të Lëkurës Nëse jeni dashamirës të solucioneve kozmetike, atëherë kujdesuni që ato të jenë me substanca sa më natyrale dhe të jenë të butë e jo të ashpër. Tregoni kujdes përpara se t’i blini. Sigurohuni që ato janë të përshtatshëm vetëm për fytyrën dhe jo për të gjithë trupin. Përpara përdorimit, bëni një test në lëkurën e dorës dhe më pas përdoreni në fytyrë. Gjatë pastrimit të lëkurës, duhet të kujdeseni për zonat delikate siç janë sytë apo buzët. Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë një produkt i tillë duhet përdorur një herë në javë. Ata thonë se përpara aplikimit të këtyre solucioneve kozmetike, ju duhet të siguroheni që fytyrën e keni të larë dhe të pastër. Nëse kremërat ose larësit tuaj përmbajnë retinol ose një substancë të njohur si benzoyl peroxide, atëherë duhet të tregoni kujdes të shtuar. Përdorimi i eksfoliantëve krahas tyre do të shkaktojë probleme në fytyrë.
Nëse fytyra juaj është e djegur nga dielli ose keni puçra, shmangeni eksfoliantin sepse mund të shkaktojë irritim. Pas përdorimit të eksfoliantit, përdorni gjithmonë krem ushqyes dhe krem me faktor të lartë mbrojtjeje kundër diellit. Kjo për arsyen kryesore se eliminimi i shtresës së qelizave të vdekura e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit. E fundit, por jo për nga rëndësia është koha e përdorimit të solucionit kundër qelizave të vde kura. Njerëzit që kanë lëkurë të ndjeshme duhet ta përdorin atë në mëngjes dhe më pas të vendosni kremin ushqyes dhe mbrojtës. Ato do të përthithen më mirë nga lëkura dhe kjo e fundit do të prodhojë më pak yndyrë./AgroWeb.org