Ditën e sotme Sara Hoxha, e dashura e Ledrit feston ditëlindjen dhe pas urimit të reperit, ka ardhur edhe urimi nga vjehrra. Xheraldina, mamaja e Ledrit, ka uruar Sarën nëpërmjet një fotoje në Insta story, ku shihen të dyja të përqafuara teksa zbulon se me përkëdheli e thërret nusen e ardhshme ‘pasulja jem’. “Pasulja jem, urime ditëlindja”, –shkruan Xheraldina, duke zbuluar marrëdhënien e saj të mrekullueshme me nusen.
Ledri dhe Sara po shijojnë prej kohësh romancën e tyre, mirëpo vetëm në muajin prill të këtij viti reperi vendosi të konfirmojë lidhjen, duke publikuar edhe foton e parë me Sarën. Madje, çifti ka ndërmend të martohet sa më shpejt, për të përmbushur edhe dëshirën e familjarëve të Ledrit. Ky i fundit ka deklaruar disa kohë më parë se mezi pret të bëhet baba, pasi kur sheh shokët e tij me fëmijët e tyre, do të provojë ndjesinë e bukur.