Tirana International Airport ka njoftuar se për ditën e sotme janë 4 fluturime të konfirmuara vajtje-ardhje në 4 destinacione.

Wizz Air (W6 2882) – Fluturimi nga Vjenë në Tiranë dhe kthim⠀

Air Albania (ZB 3001) – Fluturimi për në Romë dhe kthim (Riatdhesim)⠀

Air Serbia (JU 213) – Fluturimi nga Beogradi në Tiranë dhe kthim⠀

Air Albania (ZB 3003) – Fluturimi për në Milano dhe kthim (Riatdhesim)

TIA i bën thirrje pasagjerëve që të kontaktojnë me kompanitë ajrore para çdo udhëtimi dhe të respektojnë rregullat e higjenës. Do të lejohen të udhëtojnë vetëm personat që janë rezidentë në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europian.

Njoftimi i plotë i TIA:

Fluturimet e konfirmuara 18.06.2020⠀. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:⠀

Wizz Air (W6 2882) – Fluturimi nga Vjenë në Tiranë dhe kthim⠀

Air Albania (ZB 3001) – Fluturimi për në Romë dhe kthim (Riatdhesim)⠀

Air Serbia (JU 213) – Fluturimi nga Beogradi në Tiranë dhe kthim⠀

Air Albania (ZB 3003) – Fluturimi për në Milano dhe kthim (Riatdhesim)⠀

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.⠀⠀