DASHI 21. mars – 20. prill
Dite shume e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia do jete e ngrohte dhe debatet thuajse do jene te vagullta. Beqaret do kenë mbështetjen e Plutonit, i cili premton gjera te jashtëzakonshme. Ka mundësi qe zemra e tyre te ndihet me e përmbushur. Për financat do jete një dite pa vështirësi. Ne përgjithësi do jete ekuilibri ai qe do mbizotërojë.
DEMI 21. prill – 21. maj
Për ata qe janë tashme ne një lidhje, ka mundësi qe sot te ndodhe një ngjarje e veçante qe do lere gjurme ne te ardhmen. Sytë do marrin me shume shkëlqim dhe zemra do rrahe fort. Beqaret nga ana tjetër do jene ambicioze dhe nuk do kënaqen me njohjet qe do kenë. Çështjet financiare nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë as shume te këqija.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Përmirësimi qe ka filluar kohet e fundit për jetën tuaj ne çift do vazhdoje edhe me tej gjate kësaj dite. Do jeni shume me te hapur dhe me te logjikshëm për gjithçka. Beqaret do jene te pabindur për hapat qe duhet te hedhin dhe mund te refuzojnë edhe persona interesante. Gjendja financiare ka për te qene e mbrojtur ne çdo moment dhe do ndiheni te qete edhe kur te shpenzoni.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Dite pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e keni te lehte te merreni vesh me partnerin dhe do merrni vendime te rëndësishme. Beqaret do jene me te vendosur te realizojnë takime dhe do ia hapin zemrën gjithë kohës. Ne planin financiar nuk do keni probleme serioze, megjithatë mire është te kufizojeni pak me shpenzimet qe gjendja te mbetet e mire edhe me vone.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Jeta sentimentale për çiftet do ndikohet nga planeti Mars i cili do sjelle edhe mosmarrëveshje me partnerin. Megjithëse te dy e pëlqeni dhe e doni shume njeri tjetrin krenaria nuk do iu lere te pajtoheni. Nëse jeni beqare do keni fat sot dhe surpriza shume te këndshme. Planetët do bëjnë çmos qe ju te gjeni atë qe doni. Financat do jene te mira kështu qe rrini te qete.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Nuk do jete dite shume e mire sot. Edhe pse keni një lidhje ju mungon dashuria dhe ngrohtësia e partnerit. Flisni me te dhe shpjegojani te gjitha. Ju beqare po kërkoni pasionin? Nuk është dita e duhur sot. Gjithsesi mund te ketë edhe aventura te vogla. Nëse keni probleme me financat planetët do ju mbështesin mjaft dhe situata do vije duke u përmirësuar. Përfitoni!
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Nëse jeni ne çift do keni disa mosmarrëveshje me partnerin. Ambiciet tuaja ndryshojnë nga ato te partnerit dhe projektet qe kishit ne mendje duket se nuk do mund te realizohen. Jeta sentimentale për beqaret do jete e paqëndrueshme por gjithsesi pasiononte. Financat priten te jene te mira por përsëri duhet te mendoheni mire para se te bëni ndonjë shpenzim.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Ata qe janë ne çift do jene plot sharm dhe partneri do i pëlqejë edhe me shume. Shfrytëzojeni këtë dite për te organizuar diçka te bukur nen praninë e atij qe doni. Kjo dite për beqaret mund te shënjohet nga një takim i rëndësishëm. Dilni dhe për njëherë te vetme tregojini vlerat tuaja. Situata financiare nuk do jete aspak e mire, por ju nuk duhet ta lëshoni veten. Bëhuni optimiste!
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Asnjë planet nuk do te influencoje sektorin e dashurisë për çiftet. Ne këtë mënyrë ju mund te bëni atë qe dëshironi ne lidhjen tuaj. Nëse keni shume pune për te bere gjejeni kohen për te qëndruar pak pranë partnerit. Beqaret edhe sot do presin për dashurinë e cila i ka harruar. Nga pasditja gjerat mund te ndryshojnë. Kujdes me shpenzimet për te shmangur surprizat e këqija.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Kjo dite do jete mjaft e favorshme për çiftet te cilët do mbrohen nga Venusi. Çdo keqkuptim qe keni pasur do filloje te sqarohet këtë te mërkurë dhe do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin. Deri me sot beqaret kane vuajtur vetminë, por kësaj here do njohin dashurinë e vërtetë dhe te qëndrueshme. Financat do jene ato qe ishin por gjithsesi ju duhet te tregoheni shume te matur.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Merkuri do merret sot me sektorin e dashurisë. Ai është planeti i komunikimit, i fjalës dhe i dialogut. Te gjithë çiftet do e kuptojnë me mire njeri-tjetrin dhe do gjejnë te mirën e përbashkët. Për beqaret gjerat ndryshoje. Ata qe kurrë nuk kane luajtur rolin e joshësit do e bëjnë sot. Do ketë takime por jo me personat qe ju ëndërroni. Mos bëni shpenzime sepse do rrezikoni shume.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Përfitoni nga dita e sotme për te kaluar momente te bukura pranë partnerit. Gjithçka do shkoje ashtu si e keni dëshiruar dhe ne darke priten çaste romantike e pasiononte. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Lëreni zemrën tuaj te flasë dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Dite shume e mire për te organizuar financat dhe për t’i ekuilibruar ato.