Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 31 vik tima nga koronavirusi, duke e çuar numrin total në 34 644 që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, numri i të shëruarve në Itali ishte 1526 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 186 111.
Ndërkohë në të gjithë Italinë janë regjistruar 190 raste të reja me Covid-19 duke e çuar kështu numrin total në 239 410.