Shoqata e Klubeve Europiane (ECA) ka duartrokitur vendimet e shumta të marra nga UEFA.
“Në një moment në të cilin loja reziston para një kërcënimi që nuk ishte parë kurrë në kohën moderne, palët e interesuara janë mbledhur për të marrë disa masa për rifillimin e futbollit europian”, ka thënë presidenti i ECA-s, Andrea Agnelli.
“Këto kanë qenë vendimet më të rëndësishme që UEFA ka marrë ndonjëherë. Para së gjithash, është një gëzim të rishikojmë futbollin, pavarësisht mungesës së tifozëve për shkak të sigurisë publike”.
“Shpresojmë që ky element të ndryshojë shpejt, sepse futbolli jeton falë pasionit të tifozëve. Rruga për rifillimin e futbollit është vetëm fillimi, por jam i bindur se këto vendime do të rezultojnë thelbësore për të garantuar suksesin e ardhshëm të lojës”, ka përfunduar Agnelli.