Gjithçka është akoma në diskutim, se si do të luhet faza përfundimtare e Ligës së Kampionëve, por në orët e fundit, Lisbona ka kaluar shpejt në “pole position”. Kryeqyteti portugez mund të organizojë gjithë fazën e fundit të kompeticionit, nga çerekfinalet e tutje. Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, zyrtarizimi do të arrijë brenda 9 ditëve, por tani gjithçka sugjeron që Lisbona do të presë fazën e fundit të Ligës së Kampionëve, në fakt.
UEFA do të komunikojë vendimin e saj se si do të përmbyllen kupat europiane në komitetin ekzekutiv të saj, që do të mblidhet më 17 dhe 18 qershor. Aty do të përcaktohet modaliteti, por edhe vendi i zhvillimit. Sepse, vendi i zgjedhur do të presë jo vetëm finalen, por të gjitha ndeshjet e mbetura, nga çerekfinalet e tutje të Ligës së Kampionëve, në një lloj mini-turneu.
Shumë arsye e kanë drejtuar zgjedhjen e zyrtarëve të Nyon nga Lisbona. Para së gjithash, stadiumet. Në këtë qytet janë dy të shkëlqyer (me nga 4 yje të UEFA-s), Da Luz me 64.000 spektatorë dhe José Alvalade me 50.000 vende. Ndër të tjera, ato janë 2 km larg njëri-tjetrit, aq sa… fluturon edhe gjeli.
Kandidatura e Frankfurtit duket se ka rënë poshtë, sepse ekzistojnë dy ekipe gjermane si Bayern dhe Leipzig që do të luajnë aty. Në vend të kësaj, Portugalia (Lisbona) është e lirë nga ky këndvështrim. Cristiano Ronaldo do të luante praktikisht në shtëpi, në qytetin që e pa të katapultohej në futbollin e rëndësishëm. Ndër të tjera, Ceferin dhe njerëzit e tij po mendojnë për mundësinë e të paktën hapjes pjesërisht të stadiumeve, duke pasur parasysh se, përsa i përket situatës së koronavirusit, Portugalia i ka lehtësuar shumë kufizimet fizike.