Një mace shtëpiake është bërë ”një heroinë” në Japoni, sepse dha një kontribut të rëndësishëm në zbulimin e një njeriu që ishte rrëzuar, njoftoi sot stacioni televiziv japonez, NHK. ”Qyteti i Toyomas dhe pesë shpëtimtarë, këtë herë me dy këmbë, kanë shpërblyer felinin e patrembur me një certifikatë falenderimi”, thuhet në raport.
Një burrë i moshuar e kishte vënë re macen që dukej sikur kërkonte diçka drejt një kanali ujitës. Kjo ngjalli kureshtjen e një qytetari tjetër, i cili duke ndjekur macen zbuloi një burrë të shtrirë, që qëndronte pa lëvizur në tokë.
”Katër banorë të tjerë e ndihmuan të ngrihej dhe panë se i moshuari ishte lënduar gjatp rrëzimit”, tha NHK.