Kur bëhet fjalë për familjen mbretërore, nuk është sekret që Meghan Markle nuk u prit me të njëjtën mirëseardhje të ngrohtë si Kate Middleton. Sigurisht, ajo kishte fansat dhe përkrahësit e saj por prania e saj mbolli konflikt të vazhdueshëm me publikun e Mbretërisë së Bashkuar, mediat dhe ata brenda familjes, për të cilët, tradita është veçanërisht e rëndësishme. Por një teori e re rreth asaj se si Kate Middleton mori sugjerime nga Princi Philip për lidhjen me Princin William mund të jetë një çelës i mëtejshëm për të kuptuar pse Meghan thjesht nuk mund të përshtatej me familjen mbretërore. Autori Penny Junor është ai që bën lidhjen midis Kate dhe Philip, burrit të Mbretëreshës Elizabeth II. Meqenëse William është në rradhë për fronin mbretëror, Kate gjithmonë ka adoptuar pozicionin e një mbështetëseje të qetë, siç e bën Philip me Mbretëreshën.
“Unë mendoj se Kate është pak a shumë si Princi Philip që e mbështet Mbretëreshën. Ajo nuk ia merr vëmendjen William-it, por ka akoma shumë për të thënë vetë”. E ndërsa mbështetja e Kate për burrin e saj ka vite që ka qenë e admirueshme, është e qartë se ky lloj modeli nuk do të funksiononte për Meghan dhe Princin Harry. Kjo pasi, Meghan hyri në marrëdhënie si një e famshme, një aktore që kishte fansat e vet. Publiku ishte pashmangshëm më i interesuar për veprimet e saj sesa të Harry-t – një reagim që pritej të mos pranohej nga familja mbretërore. Për t’i lënë teoritë e konspiracionit mënjanë, do të ishte thjesht e pamundur që Meghan të imitonte marrëdhëniet e Philip-it dhe Mbretëreshës – dhe madje as Harry nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.
Meqenëse Harry nuk është drejtpërdrejt në rradhë për fronin, nuk ka nevojë që ai ta vendosë veten si një figurë autoritare, siç mund të dëshirojë William, ose që të lejojë Meghan të sakrifikojë personalitetin e saj publik për të, siç mund të ketë dashur Kate.