Trajneri italian Carlo Ancelotti dhe shumë nga lojtarët e Everton kanë vendosur të ulin rrogat e tyre gjatë kohës së pandemisë së Covid-19. Në këtë mënyrë, klubi londinez do të përballojë krizën financiare të krijuar për shkak të koronavirus.

Kjo ulje e rrogës së trajnerit e lojtarëve do t’i lejojë klubi të paguajë rrogat e punonjësve, duke mos shkurtuar personel dhe punonjës, siç pritej. Lajmin e konfirmojnë drejtuesit e klubit londinez.

Denise Barrett-Baxendale, tha se të gjithë lojtarët e stafi kanë marrë këtë vendim në mënyrë vullnetare, duke ulur rrogat e tyre nga 30 deri në 50%.