Ndërkohë që afati për përfundimin e Komisionit të Posaçëm të Refromës Zgjedhore po përfundon, bashkëkryetari Damina Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik më datën 24 Qershor, ora 17:00.
Gjiknuri ka kërkuar që të sillen propozime të shkruara paraprakisht për çdo heshtje të mbetur pezull, me synim që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes se anëtareve të KQZ të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.
Kjo sipas Gjiknurit do t’i lejonte me pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancoje me procedurat e brendshme përpara skadimit te afatit.