‘Koronavirusi, dikur ‘tigër agr esiv’, tashmë është dobësuar dhe është si një mace e egër’. Kështu ka deklaruar mjeku italian, Matteo Bassetti. Bassetti, i cili është shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të San Martinos në Genova, thotë se është i bindur që virusi po ‘ndryshon shkallën e agresivitetit’.
Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, COVID-19 mund të zhdukej pa pasur nevojë për një vaksinë, pretendoi Bassetti. Ai disa herë kishte përsëritur që pacientët e infektuar me COVID-19 në Itali, tashmë janë shumë më mirë se sa që ishin në fillim të pandemisë, tregon Matteo Bassetti.
Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një mutacioni gjenetik në virus duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të avancimit të trajtimeve ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale. Ai thotë se virusi mund të zhduket vetë.
Virusi gjatë muajit mars dhe prill ishte si një ‘tigër agr esiv’, por tani është si një mace e egër. Edhe pacientët e moshës 80 ose 90 vjeç që po trajtohen nga COVID-19 po marrin vetë frymë. Të njëjtët pacientë do të kishin vde kur në dy ose tre ditë më herët’, thotë ai.
Por shkencëtarët e tjerë nuk e pranuan idenë dhe thanë se nuk ka prova për të mbështetur pretendimet e Bassetti. Italia ishte një nga vendet më të god itura në botë gjatë fazave të hershme të pandemisë dhe tani ka regjistruar më shumë se 238 mijë raste pozitive dhe mbi 34 mijë vde kje.