Në fillim të këtij muaji, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë. Në jetën e tyre erdhi vogëlushi Krid, i cili ka ndryshuar përgjithmonë jetën e Kleas dhe Elgitit. Megjithëse ende s’e kanë publikuar portretin e djalit për të cilin jemi të gjithë kuriozë, në rrjete sociale s’mungojnë momente të ëmbla me Kridin. Duket se Elgiti është gëzuar jashtë mase që bebushi është djalë, ndaj që tani dëshiron ta bëjë “çunin e babit”.
Në InstaStory, producenti ka ndarë foto të të voglit të veshur me rroba “dedikuar” Elgitit. “Cool si babi”-shkruhet mbi barkun e të voglit, të cilit i duken gjithashtu duart në foto. Kaq iu desh Elgitit që “të na mburrej pak” se ka baba çun! Ndërkohë, Klea ka treguar se është aq e marrosur pas të voglit të saj, sa nuk e lë asnjë moment vetëm dhe e përshkruan mëmësinë si ndjenjën më të bukur në botë.