Kroos për Sanchon dhe Mbappen: “Nuk e di, shpesh janë vetëm thashetheme” Toni Kroos është pyetur lidhur me spekulimet se Kylian Mbappe, Jadon Sancho dhe Kai Havertz janë objektivi i Real Madrid. Ai ka thënë se “80 për qind” e spekulimeve janë false.

“Nuk e di se çfarë do klubi dhe sa është limiti i shpenzimeve”, u shpreh Kroos. “Lojtarët që përmendet janë interesant për shumë klube sepse janë të ri dhe me kualitete, por kam dëgjuar shumë emra për gjashtë vite në Madrid se mund të vijnë dhe shkojnë dhe 80 për qind të rasteve kanë përfunduar ndryshe”.