Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot takime me ambasadoren e BE dhe të Italisë, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen gjatë pandemisë. Mes të tjerash, kryeministri Hoti thekson se qeveria e Kosovës do të punojë me tërë kapacitetin e saj për fuqizimin e shtetit të së drejtës, luft imin e kri mit dhe korrupsionit, si dhe zhvillimin e tregut të punës.
“Në takime të ndara me ambasadoren e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe me ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, kam pranuar urime për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Kosovës. Kosova është jashtëzakonisht mirënjohëse për mbështetjen konkrete nga BE-ja në lu ftën kundër pandemisë së shkaktuar nga #COVID19
Qeveria e Kosovës do të punoj me tërë kapacitetin e saj për fuqizimin e shtetit të së drejtës, lu ftimin e kri mit dhe korrupsionit, si dhe zhvillimin e tregut të punës. #QeveriaHoti #RKS #RuajeDistancen”, shkruan Hoti në “facebook”.