Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka ftuar qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës, që të votojnë për listën e përbashkët të pesë partive shqiptare. Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.
“Sot nuk votuam për asnjë parti politike, sot nuk votuam asnjë politikan. Sot votuam për Kombin Shqiptar, për unitetin, për unifikimin të cilin e ka bërë spektri politik Shqiptar në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Arifi në një postim në Facebook.
Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti që të marrin pjesë në zgjedhje në një listë të përbashkët. Këto parti kanë thënë se mëtojnë të fitojnë tri ulëse në parlamentin serb. Top Channel