Situata me pandeminë e koronavirusit në vend ka bërë që pas ekspertëve dhe ministrisë së Shëndetit, edhe policia tu bëjë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes. Pas heqjes së kufizimit rastet me të infektuar u shtuan, edhe pse sot pati një numër të ulët të rasteve të reja. Megjithatë, policia ka publikuar katër rregulla që qytetarët duhet ti respektojnë dhe zbatojnë. Nga tubimet tek grumbullimet në restorante e lokale, këto janë udhëzimet që ka lëshuar drejtoria vendore e Policisë në Tiranë.

– Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mo rtore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive! – Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat!

– Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19! -Kushdo që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë!