“Muajt sa vijnë dhe përmirësohen. Muaji qershor do ketë një përmirësim të ndjeshëm për gjërat e rëndësishme. Çështja kryesore e muajti qershor do të ngelet humori për arsye të paqartësive të zhvillimeve profesionale. Humori do ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga dy eklipse shumë të rëndësishëm. I pari është një mini eklips që ndodh në boshtin Binjakët-Shigjetarët do ndikojë drejtpërdrejt në gjendjen emocionale dhe raportet personale.

Ndërsa përsa i përket eklipsit tjetët e më i rëndësishmi, ka të bëjë me eklipsin e Diellit me Gaforren që do ndikojnë drejtpërdrejt me çështjet e ekonomisë. Në datën 21 qershor ne do të futemi në pjesën për të riorganizuar apo menaxhuar mirë pjesën tjetër të verës, korrikun dhe gushtin deri në 9 shtator. Ekonomia do jetë tematika qëndrore edhe për ju të medias që nga mezi i qershorit e në vazhdim.

Venusi do të vazhdojë lëvizjen në të kundërt deri në datën 23 kështu që raportet do vazhdojën të jenë tolarantë me njëri-tjetrin, sidomos raportet brenda familjes të cilëve ndoshta i del pasiguria dhe paqartësia. Shoqeria do vazhdojë të përballet me grindje. Formua magjike për të dalë fitimtare në këtë muaj do jetë pikërisht toleranca, qetësia, dhe kurnaclliku. Ata që dinë të kursejnë, të menaxhojnë mirë xhepin dhe ekonominë e tyre do të jenë edhe të fituarit e muajit qershor”.