Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillimjavë monedha e gjelbër amerikane ruajti të njëjtën vlerë në raport me lekun, ndërsa euro u zhvlerësua lehtë, krahasuar me fundjavën. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 110,83 lekë dhe euro këmbehet me 124,23 lekë ose 0,08 lekë më pak se një ditë më parë.
Në luhatje të lehta me lekun paraqiten sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Paundi britanik këmbehet me 137,67 lekë ose 0,07 lekë më shumë dhe franga zvicerane këmbehet me 116,70 lekë, 0,18 lekë më shumë se një ditë më parë.