Kuvendi ka rrëzuar në fund të seancës së sotme plenare tre dekrete të Presidentit Ilir Meta.
Konkretisht shumica parlamentare rrëzoi dekretet për kthimin e ligjit për aktivitetet e turizmit detar, heqjen e TVSH-së për jahtet dhe për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Dekretet janë rrëzuar me 84 vota pro dhe 17 kundër.