Italia ka regjistruar 338 raste të reja me COVID-19 duke e çuar totalin në 236 mijë e 969. Bilanci është më pozitiv se një ditë më parë kur u shënuan 379 raste të reje dhe një rritje me 180 raste nga dita e premte.
Ndërkohë u shënuan 44 viktima (78 dje) që e çojnë totalin në 34 mijë e 345. Vlen të theksohet se shumica e rasteve u regjistruar në Lombardi, rajoni që deri më sot ka 91 mijë të infektuar me COVID-19.