George Floyd do të ndryshojë botën. Kështu deklaroi kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas një takimi me familjen e Floyd në Hjuston të Teksasit, ku edhe ofroi ngushëllimet e tij. Biden tha se vde kja e Floyd është një prej pikave më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane”.
Vd ekja e afrikano-amerikanit Floyd, në duart e një zyrtari policor të bardhë, ka nxitur protesta në gjithë botën. Një ceremoni private e v ar rimit u mbajt në Hjuston. Me mijëra vetë mbërritën në qytetin ku Floyd jetonte para se të shpërngulej në Mineapolis, duke krijuar radhë të gjata për të parë ark ivo lin me trupin e tij, para një kishe.
Ceremoni të ngjashme në nderim të Floyd janë mbajtur në Mineapolis dhe Karolinën Veriore, ku Floyd ka lindur.