Gazeta spanjolle Sport shkruan se Lautaro Martinez ka arritur uji për kushtet personale me Barcelonën me pagë vjetore prej 12 milionë euro, por Interi është duke mos pranuar asnjë çmim tjetër pos shumës prej 111 milionë euro e përcaktuar në klauzolën e tij. Barça dhe Lautaro janë pajtuar për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 12 milionë euro plus bonuse, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të ishte arritje e madhe për 22-vjeçarin, i cili iu bashkua Interit nga Racing Club në verën e vitit 2018 për vetëm 25 milionë euro. Ai i ka shënuar 16 gola dhe i ka dhënë katër asiste në 31 ndeshje për Interin këtë sezon, si dhe ka zënë vend titullari në Kombëtaren e Argjentinës me nëntë gola në 17 ndeshje. Por Sport nënvizon se Interi nuk dëshiron të bisedojë me Barcelonën për Martinezin, duke u mbështetur në klauzolën e lirimit në vlerë 111 milionë euro.

Kjo klauzolë vlen vetëm për disa javë dhe duhet patjetër të paguhet plotësisht menjëherë, gjë që duket e paarritshme për Barçën.