Megjithëse po shijojnë prej kohësh lidhjen e tyre të dashurisë, reperi Ledri Vula vendosi ta konfirmojë vetëm në prill të këtij viti marrëdhënien e tij me Sara Hoxhën. Ai publikoi në Instagram një foto me partneren e zemrës dhe që nga ai moment, në rrjete sociale nuk kanë munguar poza të ëmbla me njëri-tjetrin. Madje, pak ditë më parë reperi i bëri urimin më të ëmbël Sarës për ditëlindje, duke publikuar një pozë romantike të tyren në bregdet.

Çifti shfaqej i kapur për dore, ndërsa Ledri i dedikonte Sarës fjalët e ëmbla të këngës së tij: “E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen” Çifti ka ndërmend të martohet sa më shpejt, për të përmbushur edhe dëshirën e familjarëve të Ledrit. Mirëpo, duket se nuk është vetëm kjo arsyeja e martesës së dyshes! Burime të afërta të çiftit kanë treguar për “Botasot.info” se shumë shpejt, Sara dhe Ledri do të bëhen prindër për herë të parë.

Bëhet e ditur se bukuroshja është në muajt e parë të pritjes së ëmbël, për më tepër është zbuluar edhe gjinia e bebushit! Thuhet se reperi dhe partnerja po presin një vajzë, mirëpo ky lajm ende nuk është konfirmuar nga dyshja.