Leo Messi apo Diego Armando Maradona? Debati i përjetshëm, me të cilin duket se nuk lodhen në Argjentinë, vazhdon. Gjithmonë në plan të parë, kur bëhet ky krahasim, del figura e diskutueshme e yllit aktual të Barçës dhe performanca e tij me Albiceleste. I pyetur për këtë, Hristo Stoichkov, ish-lojtari i skuadrës katalanase, ku kaloi një sezon dhe shkëlqeu “Dora e Zotit”, iu dërgoi një mesazh argjentinasve për “përbuzjen” e tyre ndaj Messit.

“Leo është një yll, një mit, ndaj bëhet e vështirë të krahasosh dikë me të. Askush nuk ka fituar sa ai. Gjashtë “Topa të Artë”, pesë “Këpuca të Arta”, lojtari më i mirë në Kupën e Botës 2014. Argjentinasit kanë pak lojtarë, që ishin më të mirët e një Kupe Bote. Kempes më ’78, Diego më ’86 dhe Lionel më 2014, – komentoi legjenda bullgare për “Radio Miter”. – Askush nuk do të fitojë sa Messi. Ju argjentinasit gjithmonë e vini në diskutim atë, ose e krahasoni me ndonjë tjetër. Nuk është e drejtë t’i krahasoni dy kohëra të ndryshme në futboll”.