Industria agropërpunese e verës në vendin tonë, ka shënuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit, e nxitur edhe nga modelet e zhvillimit të agroturizmit në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Në Leshnicë, të Pogradecit, kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli inspektoi dhe ndoqi nga afër nisjen e punimeve për ndërtimin e një kantine të re vere.

Xhakolli shprehu mbështetje maksimale për të gjithë bizneset që duan të investojnë në këto sektorë në rrethin e Pogradecit, që siç u shpreh ai “i shërbejnë rritjes së të ardhurave të ekonomisë dhe zhvillimit të mëtejshëm të agroturizmit në këtë zonë”.

“Mbi 15 të punësuar vetëm në kantinë dhe qindra familje të cilat do të kenë të sigurt shitjen e prodhimeve nga vreshtat e tyre të rrushit, është vetëm fillimi i suksesshëm i këtij investimi”, tha kryebashkiaku.

Xhakolli, tha se,”investitorët janë pjesë e pandarë e punës tonë të përbashkët në zhvillimin e vendit ndaj dhe po krijojmë të gjithë klimën e duhur që investimet në agroturizëm të rriten edhe më tej”.