Burimi: Euronews.com Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE dhe kush jo, pas 1 korrikut kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut planifikohen të hapen. Sipas Euronews, në mesin e listës së vendeve që do të lejohen, është edhe Shqipëria dhe Kosova, informon dritare.net. Vendet të cilat janë lënë jashtë listës janë: Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia. Euronews.com, shkruan se për vendimin do të merret parasysh përhapja e pandemisë, ndërsa janë 47 vende në listë që do të pranohen dhe 54 në listën e ndaluar.
Lista e plotë e vendeve që do të lejohen të hyjnë Vendet po diskutojnë gjithashtu pasi ka disa kritere që duhet të përcaktohen, në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë turistët pas 1 korrikut. Po kështu një temë tjetër, është edhe mungesa e besueshmërisë që kanë vendet anëtare, për numrat që raportojnë shtetet në lidhje me ecurinë e pandemisë në vendet e tyre. Sipas Komisionit Evropian, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit. Lista e plotë e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë drejt BE, pas 1 korrikut, botuar në Euronews.com, publikuar datë 26/06/2020.
Qyteti i Vatikanit Monako Mali i Zi Andorra Serbia Bosnja dhe Hercegovina Ukrainë Shqipëri Turqi Kosovë Republika Popullore Demokratike e Koresë Turkmenistan Vietnam Kinë Tajlandë Myanmar Mongoli Japoni Korea e jugut Gjeorgji Butan Liban Indonezi Uzbekistan Indi Taxhikistan Kazahstan Palau Zelanda e Re Australi Dominica Bahamas Shën Lucia Uruguai Xhamaika Kubë Guyana Paraguaj Venezuela Nikaragua Kosta Rika Kanadë Angolë Tunizi Namibia Uganda Mozambik Mauritius Zambia Rwanda Etiopi Marok Algjeri Egjipt