Sezoni veror këtë vit është vënë në sprovë të vësh tirë për shkak të Koronavirus, duke bërë që shumë njerëz të kenë fr ikë për të gjetur një vend të sigurtë se ku mund të pushojnë.

“European Best Destinations” ka analizuar disa paramentra në mënyrë që të pikasë plazhet më të mira europiane ku mund të shkoni të sigurtë për pushimet tuaja dhe rezultatet janë publikuar nga revista “forbes”..Parametra për vlerësimin e këtyre plazheve nga EBD janë: numër i ulët i personave të infektuar nga koronavirus (nga 10 deri në 600 herë më pak raste me Covid-19); sipërfaqja e plazheve, numri i metrave katrorë të disponueshëm për çdo person në plazh, gama e gjerë e ofertave për vila private, apartamente turistike, hotele të vogla ose mesatare, me një kartelë shëndetësore specifike dhe shërbime për udhëtarët, si shërbimi i pastrimit dhe dezinfektimit të dhomave pas çdo qëndrimi dhe respektimi i distancave sociale, afërsia me spitalet që nuk kanë qenë kurrë të mbingarkuara gjatë krizës me një mesatare shtretërish spitalorë për banor më të lartë se mesatarja europiane.

Lista e këtyre plazheve vijon si më poshtë:

1.Prevezë, GreqiComporta – Alentejo, Portugali. Gadishulli Hel, Poloni. Plazhi Porto Santo – Ishujt Madeira, Portugali. Plazhi Halikounas – Korfuz, Greqi. Plazhi Ghajn Tuffieha – Riviera Bay Beach, Maltë
Plazhi Meia Praia – Lagos, Algarve, Portugali. Plazhi Jurmala – Letoni. Plazhi Nida – Lituani. Plazhi Binz – Ishulli Rügen, Gjermani