Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ditën e sotme në foltoren e Kuvendit i është përgjigjur interesit të deputetëve të opozitës për sa i përket përplasjes së policisë me qytetarët dhe artistët më 17 maj kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Lleshaj është shprehur se policia e ka për detyrë që të mbrojë ligjin dhe aty ishte thirrur nga institucioni i Bashkisë së Tiranës për të liruar godinën e Teatrit Kombëtar.

“Një kërkesë urgjente duhet të paktën që të jenë këtu ata që e kanë kërkuar. Së pari dua të them se unë si ministër i Brendshëm përgjegjësi të parë kam shërbimin ndaj qytetarëve. Nëse do zgjidhja mes qytetarëve dhe policisë do të rreshtohesha me qytetarët. Por që të ndodh kjo policia duhet të vihet kundër qytetarëve. Por unë jam kundër atyre që u kundërvihen ligjit. Për ata që u shqetësuan për zhvillimet e godinës së Teatri Kombëtar. Nuk kam ndërmend që në këtë interpelancë të harxhoj kohë me vlerat historike të godinës dhe me arkitekturën. Edhe historia e godinës së Teatrit degradoi që në ditët e para në një sherr politik. Dëmtoi çdo diskutim. Policia e shtetit nuk shkoi vetë me iniciativën e saj më 17 maj. Por u thirr në përmbushje të misionit të saj, që erdhi nga aktorë artistë, qytetarë etj. Erdhën nga autoritete zyrtare, policia nuk shkoi si palë por të thirrur për të zbatuar një vendin të ligjshëm. Të shqetësuarit, hipokritë dhe të sinqertë, policia nuk e bën vetë ligjin por zbaton pa intepretime. Ligji e detyron policinë që të përgjigjet ndaj kërkesave nëse prona është zbatuar. Ajo u thirr nga bashkia e Tiranës dhe që kontrollohej nga një grup personash pa asnjë tagër. 27 muaj që kjo godinë ishte e uzurpuar nga ata që nuk kishin autorizim. Ka shkuar policia e thirrur nga autoriteti pronar për të mbështetur veprimet. Kishte dy rrugë ose të zbatonte një detyrim ose jo. Policia zgjodhi plotësimin e detyrimit ligjor. Thirrjet patetike për të braktisur detyrën, përsëriten ndoshta edhe me sukses. Kjo shkakton humbje të pallogaritshme. Janë problem të mëdha. Thirrjet për të hedhur kapelat janë dëshmi se sa larg jemi ne me funksionim normal të parimit dhe drejtësisë. “ tha Lleshaj.

“Pse u përdor dhuna më 17 maj ?”

“Dhuna dhe forca janë të ndryshme dhe të njëjta. Dhuna është forcë e ushtruar. Këto janë terma në të gjitha gjuhët e botës. Forca kur ushtrohet bëhet dhunë. Policia u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj. Nga ata persona që tentuan të thyejnë kordonin e policisë. Më 17 maj policia ka zhvilluar dy operacione një për të liruar godinën dhe më pas duhej të shembej në funksion të këtij operacioni ka marrë masat. Në përpjekje është zhvilluar edhe ajo që ndodhi pasi u tentua të çahej kordoni dhe të gjithë rrezikonin në një mjedis ku punohej.” “Ligji aktual njeh, ushtrim me forcë, përdorim të mjeteve goditës, shtrëngim fizik, mjete elektrike, paralizuese dhe përdorim i armës së zjarrit. Por policia ka qëndruar me shtrëngimin fizik. “ tha Lleshaj.