Lojtarët e Manchester Cityt do të rreshtohen për t’i bërë gardë nderi kampionit të ri të Premierligës, Liverpoolit, në stadiumin Etihad këtë të enjte, ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola. Liverpooli e fitoi kurorën e Premierligës të cilën City e kishte bartur në dy sezonet e fundit, të enjten kur pritja 30-vjeçare për titull në ligë përfundoi pasi skuadra e Pep Guardiolës u mposht 2:1 nga Chelsea në Stamford Bridge. “Ne do ta bëjmë gardën e nderit, natyrisht”, tha trajneri i City, Guardiola. “Ne do ta përshëndesim Liverpoolin në mënyrë të jashtëzakonshme kur të na vizitojë në shtëpinë tonë. Ne do ta bëjmë këtë sepse e meriton”, shtoi ai.

Pasi e humbi titullin sezonin e kaluar për vetëm një pikë në garë me City, skuadra e Jurgen Kloppit e mbizotëroi ligën elitare angleze këtë sezon, duke e fituar titullin me në mënyrë rekorde, shtatë ndeshje pa përfunduar kampionati, duke i fituar 28 prej 31 ndeshjeve të luajtura deri tani. Liverpooli udhëton të enjten drejt Mançesterit për t’u përballur me City me një epërsi prej 23 pikëve ndaj tij.