Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur sot në Tiranë, në një vizitë jozyrtare. Mësohet se Thaçi ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë dhe po zhvillon një  takim me Lulzim Bashën. Presidenti i Kosovës dhe pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama. Ky eshte nje provokim i hapur per Sali Berishen nga ana e Lulzim Bashes, pas presidenti aktual i Kosoves Hashim Thaçia ka leshuar akuza te renda ndaj ish kreut demokrat.

Nder te tjera e Thaçi e ka akuzuar Berishen si njeriun qe tere jeten e tij ia ka kushtuar sherbimit ndaj Serbise, duke thyer embargon e naftes dhe duke furnizuar me arme Miloshevicin.