Malaga vendos për të ardhmen e Armando Sadikut Armando Sadiku është një ndër liderët e skuadrës së Malagas, por pavarësisht kësaj klubi spanjoll nuk do e blejë përfundimisht. Elbasanasi do të kthehet sërish te skuadra e Levantes, pasi Malaga është në krizë dhe nuk do ta blejë. Su lmuesi i kombëtares shqiptare duhet të mbetet me valixhe në duar, pasi skuadra e La Ligas nuk e llogarit. Sadiku duhet të mendojë për destinacionin e radhës, pasi duhet të gjejë një tjetër ekip.
Futbollisti shqiptar me shumë mundësi mund të mbetet në ligën e dytë spanjolle, pasi janë disa ekipe që e duan në kampionatin e dytë spanjoll. Levante do ta shesë për një çmim të reduktuar. Vera do ta gjejë me ekip të ri.