“Djajtë e Kuq” pritet të jenë mjaft aktivë në afatin kalimtar të verës. Ata e duan yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz dhe atë të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho Manchester United po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës që vjen. “Djajtë e Kuq” ua kanë vënë syrin dy yjeve të Bundesligës, shkruan mediumi britanik “The Sun”, përcjell “.
Gjiganti britanik është futur në garë për yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz. 20 vjeçari po shkëlqen këtë sezon me klubin gjerman dhe United janë të gatshëm t’i ofrojnë 60 milionë euro për të. Ndërkohë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer e do edhe yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho. Edhe përfaqësuesi anglez mund t’i kushtojë 60 milionë euro klubit të madh anglez.