Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh nga Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës.
Dr. Olldashi ju bën apel qytetarëve të respektojnë të gjitha këshillat e rekomanduara nga stafet mjekësore për distancimin social dhe masat e higjenës. Duke përgëzuar qytetarët në peridhën e karantinës Dr. Fatos Olldashi vë theksin gjithashtu edhe tek shmangia sa më shumë të jetë e mundur e ambienteve spitalore dhe grumbullimeve.
Mesazhi i plotë i dr Fatos Olldashit:
Në këtë periudhë të hapjes, pas katantines dua t’ju dergoje një mesazh pacientëve dhe qytetarëve shqiptarë. Përgëzime për përballimin me sukses të kesaj periudhe të vështirë izolimi. Por sidoqoftë, ju lutem kuptoni, kjo gjë nuk ka mbaruar akoma. Ky virusi që nxjerr gjëra të reja gjithmonë, prandaj duhet të kemi kujdes. Deri tani kemi kuptuar që trajtimi më i rëndësishëm është kujdesi që duhet të kemi për vete, per të afërmit për qytetarët ku jetojmë. Prandaj ju lutem kini parasysh keshillat që ju jepsen, distancimin social, masat e higjenës, shmangien e grumbullimeve. Në kohën që ju paraqiteni në spital si pacientë apo si të afërm të pacientëve ju lutem respektoni distancimin social, respektoni grafikun që ju është caktuar. Shmangni sa të jetë e mundur qëndrimin në spital.