Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë pa teste PCR dhe vetëkarantinim 14-ditor. Një vendim i tillë është marrë nga qeveria dhe do të hyjë në fuqi nga 26 qershori, bëjnë me dije mediet lokale. Po ashtu, ditën e djeshme (22 qershor) qeveria ka ndërmarrë edhe disa lehtësime të tjera kundrejt masave anti-kovid.
Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit. Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.