Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili gjatë ditës së sotme ka ndjekur nga afër zbatimin dhe respektimin e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19 nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor në qytetin e Vlorës. Gjatë monitorimeve në subjekte të ndryshme ushqimore, Lili pa nga afër zbatimin e masave të kërkuara me ngulm për përballimin sa më efektiv të kësaj situate, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të tyre si dhe ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj kujtdo që nuk i zbaton ato.
Ai bëri të ditur se kontrollet dhe monitorimet e njëpasnjëshme do të vijojne çdo ditë pa tolerim tek të gjithë operatorët e biznesit ushqimor ku zbatimi i masave anti COVID, por edhe zbatimi i kërkesave ligjore për ushqim të sigurt sipas tij, do të jenë fokusi kryesor. “Asnjë shkelje dhe asnjë shkelës nuk do të tolerohet”, tha ndër të tjera Lili.