Reperja e njohur Loredana edhe pas ndarjes vazhdon të mbajë kujtime që lidhen me ish-partnerin e saj Mozzikun. Ajo ka publikuar në Instastory një video të vajzës së tyre, Hanës por këtë herë vëmendjen e ka marrë një foto në murin e shtëpisë.

Loredana ende mban në mur një foto të saj pranë Mozzikut, e cila është bërë pas çmimit të fituar me “Bonnie Clyde”. Kohët e fundit dyshja kanë treguar se i kanë lënë pas krahëve hatërmbetjet me njëri-tjetrin. Para disa ditësh Mozzik udhëtoi për në Zvicër për të takuar më në fund vogëlushen e tij Hana. Ai qëndroi në të njëjtën shtëpi me Loredanën dhe fotot e postuara në rrjete sociale i nxorrën zbuluar.